Warriors ndjekin titullin e tretë, LeBron paraqitet për të mbrojtur krenarinë

Basketboll 08 Qershor 2018 23:45

Në kuadër të finaleve të pllejoffit në NBA, në orën 3 pas mesnate do të takohen Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers.

Këto seri deri më tani i ka dominuar Warriors me rezultat 3-0, dhe është një fitore larg për ta mbrojtur titullin e NBA Finals.

Këtë seri kanë shkëlqyer 3 lojtarë(Curry, Durant dhe LeBron), 1 dështim nga JR. Smith, që ka paraqitur probleme të koncentrimit në shkallën ekstreme, meqë është parë në fund të ndeshjes së parë huti; për të kuptuar rezultatin e ndeshjes, rast që do të hyjë në librat e historisë si veprimi më kokëtrashë në finale të pllejoffit.

Stephen Curry në dy ndeshjet e para ka shkëlqyer me mesatare prej 31 pikëve, 8.5 asistime dhe 6.4 kërcime duke arritur t’i ndal 51 pikë e LeBron, që është vetëm lojtari i 6-të në histori të finaleve të pllejof që ka shënuar +50 pikë. Fatkeqëisht është i pari që ka humbur me kësi lloj paraqitje.

Në ndeshjen e e tretë doli në skenë ‘gjarpëri’, Kevin Durant. Ai ka shënuar 43 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime. Pikët e fundit i ka shënuar nga 9 metra distancë për të shokouar botën me guximin e tij me një trepikësh pothuasjse identik me atë vitin të kaluar – pikërisht në ndeshjen e tretë dhe në sekondat e fundit ndaj Cavaliers.

LeBron James sot del në fushë për mbrojtur krenarinë e lojtarit më të mirë në botë, ndërsa Warriors do të jenë të pamëshirshëm ndaj tij me tërë arsenalin në dispozicion, për të eliminuar dhe mposhtur për herë të tretë në katër vjet e fundit Cleveland Cavaliers.

Fakt interesant: Kevin Durant dhe LeBron James gjatë të gjitha pëballjeve mes tyre, kanë shënuar pikë identike me 424. /Insporti