Wenger kërkohet nga skuadra e madhe evropiane

Futboll 12 Tetor 2018 16:04

Pasi u largua nga Arsenali, ku qëndronte prej më shumë se dy dekadash, francezi Arsene Wenger po joshet nga një opsion që mund ta rikthejë në futbollin kontinental.

Tekniku francez është kontaktuar nga skuadra e Paris SG për të firmosur në rolin e drejtorit sportiv.

Wenger vazhdon të shijojë pushime të merituara, pas thuajse një jete në angazhimin në kampionatin më të fortë të planetit, por nga koha e largimit prej Londrës veriore mund të mos jenë shumë muaj distancë.

Sheiku që ka në pronësi PSG-në kërkon eksperiencën e francezit për të ndërtuar një ekip që do të fitojë Champions Leaguen dhe i ka kërkuar Wengerit të jetë në krah të trajnerit Tomas Tuchel.

Tekniku gjerman ka pasur jo pak përplasje me drejtorin sportiv, Antero Henrike, e në një klub elitar si parisienët këto ndikojnë dhe brenda dhomave të zhveshjes.

Wenger shihet si njeriu që mund të krijojë urën lidhëse mes bankinës dhe lojtarëve. Nëse pranon të firmosë në “Parc des Princes”, kjo do të jetë aventura e parë e Wengerit jashtë Londrës, pas 22 vitesh.