Zidane: Shpresoj që kjo skuadër të fitojë, për këtë arsye

Futboll 16 Maj 2018 12:49

Marseille – Atletico Madrid, është finalja e Europa League që do të zhvillohet në stadiumin e Lyon, në Francë.

Marseille njihet që në radhët e tyre kanë pasur lojtarë të shquar të historisë së futbollit, në mesin e tyre edhe Zinedine Zidane.

Si adhurues i flakt i Marseille dhe rival i drejtëpërdrejtë i Atletico Madridit, trajneri i Real Madridit, u ka uruar fat fracezëve në ndeshjen finale të Europa League.

“Është e mrrekullueshme, është e jashtëzakonshme për klubin dhe për lojtarët poashtu, mirëpo më tepër mbi të gjitha është për qytetin e Marseille”, ka thënë Zinedine Zidane.

“Marseille është qytet i futbollit dhe i duhet emocion dhe përkrahje që duhet t’i ndjejë, ashtu si dikur. Marseille është klub i madh dhe do të luaj në finale të madhe. Shpresoj të fitojnë sepse unë gjithmonë kam qenë tifoz i klubit francez, OM.” ka përfunduar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Finalja mes Marseille – Atletico Madrid, zhvillohet sot ora 20:45. /Insporti.com