Zyrtare: Barcelona njofton se ky futbollist ka kaluar në Angli

Futboll 09 Gusht 2018 18:10

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e Yerry Minas.

Arritja e marrëveshjes është finalizuar për 30 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse.

Mina, i cili dëshiroi të luante për një klub të madh, ka zgjedhur Evertonin pavarsisht interesimit të Manchester Unitedit.

Paraqitjet impresive të tij në Kupën e Botës e kanë rritur reputacionin e tij pavarsisht një debutimi zhgënjyes me Barcelonën.