Zyrtare: Bosnja e Hercegovina ua lejon vizat basketbollistëve nga Kosova

Kombëtarja 10 Gusht 2018 21:00

Ministria e Jashtme e Bosnjës ka lëshuar vizat për përfaqësuesen e Kosovës U-16.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) nëpërmjet kësaj komunikate njofton opinionin e gjerë se Përfaqësuesja U16 e Kosovës (Meshkujt) sonte në ora 20:15 është pajisur me viza të Bosnje e Hercegovinës dhe se në ora 23:00 do të udhëtoj për në Sarajevë, atje ku edhe mbahet FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni B.

Në Bosnjë po mbahet Kampionati Evropian në basketboll për grupmoshat U16 dhe ministria e jashtme e këtij vendi nuk lëshoi vizat për të rinjt shqiptarë të Kosovës që të përfaqësojnë vendin e tyre.

Ekipi i Kosovës U16 niset në ora 23:00 drejt Bosnjës dhe performancën e parë e zhvillon në ditën e tretë të Kampionatit, të shtunën ndaj Bosnjes.

Kosova do të paraqitet me flamur dhe himn.

Përfaqësuesja jonë është dashur të jetë qysh të mërkurën në Sarajevë për ta zhvilluar stërvitjen e parë dhe më pas të enjten ta zhvilloj ndeshjen e parë kundër pikërisht Bosnje e Hercegovinës, por nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë për shkak se Ministria e Punëve të Jashtme prej të martës ka refuzuar të pajisë me viza Kosovën U16.

Kosova është pjesë e Grupit D së bashku me Republikën Çeke, Ukrainën, Bjellorusinë, Zvicrën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Kosova U16 pajiset me viza të Bosnje të Hercegovinës, sonte niset për në Sarajevë