Zyrtare: Futbollisti i mirënjohur i thotë lamtumirë Kroacisë

Futboll 10 Gusht 2018 23:55

Mbrojtësi 32-vjeçar Vedran Çorluka, është përshëndetur nga Përfaqësuesja e Kroacisë në futboll.

Vet futbollisti i njohur e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale.

“Të dashur tifozë kroatë të kombëtares, pas 12 vitesh dhe 103 ndeshjesh, erdhi momenti t’i them lamtumirë kombëtares kroate. Faleminderit për gjithë këto vite mbështetje të pakushtëzuar dhe dashurie. Faleminderit shokëve të skuadrës me të cilët kam kaluar një vit të fundit të paharrueshëm. Faleminderit të gjithë trajnerëve për besimin që keni treguar ndaj meje në gjithë këto vite.

Dhe në fund, një tjetër faleminderit të gjithë atyre që kam takuar në këtë rrugëtim. Kishte ardhur momenti që të mbyll një derë që do të mbetet gjithsesi e hapur për të ardhmen për diçka tjetër. Nga sot do të jem tifozi më i zhurmshëm i Kroacisë, do ta mbaj gjithçka në zemrën time”, ka shkruar nw letrën e lamtumirës, Vedran Çorluka. /Insporti.com/

Image result for vedran corluka