Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga Besa

Futboll 13 Shtator 2018 21:32

Besa e Pejës ka mbetur pa trajner, raporton Insporti.com.

Trajneri Ismet Munishi është larguar nga skuadra.

“Për arsye personale me nuk jam me trajner i klubit te madh Besa. Besoj qe kryesia stafi dhe lojtaret te kenë suksese dhe te kenë besë sikurse e ka emrin klubi”, shkruan Ismet Munishi në rrjetin social ‘Facebook’.

Besa e Pejës i prinë tabelës me shtatë pikë të grumbulluara, mirëpo kryesia e klubit nuk u ka qëndruar pranë futbollistëve sa i përket pagave.

Pritja ka marrë fund ndërkohë që lojtarët sot (e mërkurë) janë futur në bojkot.

Insporti.com merr vesh nga burime të sigurta merr vesh se klubi u ka mbetur dy paga borxh futbollistëve ndërkohë që ende nuk janë shlyer një pjesë e kontratave.

Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit nuk arriti që në kampionatin e kaluar ta sigurojë një biletë për ekzistencë në elitë.

Munishi u emërua trajneri i Besës në fillim të këtij kampionati. /Insporti.com/