Zyrtare, McGregor-Nurmagedov do të zhvillohet më 6 tetor

Boks 04 Gusht 2018 08:16

Është zyrtare, Conor McGregor do të ndeshet me Khabib Nurmagedov për titullin e peshës së lehtë të UFC.

McGregor dhe Nurmagedov do të ndeshen 6 tetorin e ardhshëm në T Mobile Arena të Las Vegas-it. Kjo do të jetë super ndeshja e UFC 229.

Hera e fundit që McGregor është parë brenda oktagonit ka qenë në nëntorin e 2016-ës. “Notorious” ka qenë luftëtari i parë në historinë e UFC që ka mbajtur dy tituj njëkohësisht.

McGregor më pas është ndeshur me Floyd Mayweather në një ndeshje boksi, të cilën e humbi në raundin e 10-të me KO teknik. Ai ka përfutuar 100 mln dollarë nga ajo humbje.

Për sa i takon Nurmagedov, ai e ka fituar titullin e kampionit të botës në peshat e lehta të UFC prillin e kaluar. “Shqiponja” ka mposhtur Al Iaquinta në UFC 223.

Përballja McGregor-Nurmagedov vlen më shumë se titulli dhe paratë për shkak të historisë që ekziston mes të dyte. Pas konferbcës për shtyp para UFC 223, irlandezi ka sulmuar autobusin e luftëtarëve që do merrnin pjesë ne atë eveniment, duke plagosur Michael Chiesa, i cili ka wenë i detyruar të tërhiqej nga luftimi me Anthony Pettis.

Në autobus ka qenë edhe Nurmagedov, objektivi i sulmit të irlandezit, i cili një javë para incidentit kishte sulmuar Artem Lobov, një luftëtar i klanit të McGregor.

Irlandezi është arrestuar dhë është liruar pas pagesës së 50.000 $. Për të shmangur burgun, ai ka pranuar fajin dhe është dënuar me orë pune në shërbim të komunitetit.