Zyrtare: Pas Ronaldos e Kovacicit, Reali e largon edhe një lojtar (FOTO)

Futboll 10 Gusht 2018 14:39

Real Madridi ka bërë të ditur se Theo Hernandez është huazuar te Real Sociadai deri në qershor të vitit 2019.

Theo bëhet lojtari i katërt që këtë verë largohet nga Reali, pas Cristiano Ronaldos, Mateo Kovacicit dhe Achraf Hakimit.

“Real Madrid C. F. dhe Real Sociedad kanë rënë dakord për huazimin e Theo Hernández për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor të 2019”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

20-vjeçari Theo ka bërë vetëm 23 paraqitje me Realin edicionin e kaluar dhe për këtë Los Blancos mendojnë se më e mira për të është të luajë diku rregullisht, e më pas të kthehet në “Bernabeu”, pasi besojnë në aftësitë e francezit për të ardhmen. /Insporti.com/