​​Arbnor Morina jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Gjilanit

Futboll 11 Prill 2018 08:41

Kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga kjo pozita e trajnerit të Gjilanit.

Ai këtë vendim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Morinës:

Të nderuar, Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC. “Gjilani”, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit Një falenderim i veçante shkon për të gjitha familjet Gjilanase që edhe në këtë situate, më kanë kontaktuar, e motivuar për punë. Përherë mirënjohës e falenderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlersuan lartë punën time. Faleminderit shtabit teknik Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeutëve të klubit që ishin gjithmonë të gatshëm që me përpikmëri të kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djathtë për dy vite pune. Faleminderit djelmoshave futbollistë që nuk e kursyen asnjëherë as atomin e fundit në lojë. Nga Gjilani, po kthehem me një bagazh miqesh të rinjë, familjen Zuka dhe te tjeret, kështu duke e cilesuar veten serish si një ndër njerëzit më të pasur falë miqëve. Me bindje të thellë them se SC.Gjilani është në rrugën e duhur për t’u bërë klub i madh, ndonëse kjo shumë kujt po i pengon. Me shumë respekt, Arbnori

-->