​​Vëlla e motër nga Ferizaj rrëmbejnë shtatë medalje në Tetovë

Sporte luftarake 05 Nëntor 2019 08:44

Në Tetovë është mbajtur gara ndërkombëtare e karatesë “Tetova Open 2019”.

Në mesin e më të mirëve ishin dy karateistët e Klubit të Karatesë “Sharri” nga Ferizaj, motër e vëlla Rona dhe Reald Emerllahu.

Që të dytë fituan shatë medalje, një të artë, dy të argjendta dhe katër të bronzta. Realdi fitoi një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta dhe një kupë.

Kurse Rona fitoi një të argjendtë dhe dy të bronzta.

Rona dhe Realdi veç suksesit në karate, ata janë të dalluar edhe në shkollim, ndërsa kanë të botuar edhe vepra letrare, dy Rona dhe një Realdi.

-->