​Agnelli – Allegri, takim tjetër për të vendosur të ardhmen e trajnerit

Futboll 16 Maj 2019 11:42

Një darkë nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur çështjet e hapura mes Juventus dhe trajnerit Massimiliano Allegri.

Ky i fundit u pa sy më sy me Andrea Agnellin mbrëmë dhe diskutuan për të ardhmen e klubit, mirëpo nuk është vendosur ende asgjë.

Sot pritet një tjetër takim mes këtyre të dyve por edhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë si Paratic dhe Nedved.

Aty do të diskutohet mbi dy çështje: rinovimin ose jo i kontratës së Allegrit e cila përfundon vitin e ardhshëm dhe plani për sezonin e ardhshëm të trajnerit, kryesisht për përzgjedhjen taktike.

Në rast largimi të Allegrit, atëherë Juventusi do të kërkojë që drejtimin e klubit ta marrë Deschamps, Pochettino ose Guardiola.