​Barcelona në kërkim të një trajneri të ri, Valverde pritet të shkarkohet

Futboll 22 Shtator 2019 11:32

Barcelona humbi mbrëmë ndaj Granadas me rezultatin 2:0, ndërsa nuk pati ndonjë paraqitje të mirë as në ndeshjen kundër Dortmundit.

Ekipi katalanas ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe trajneri Ernest Valverde po kritikohet shumë për lojën e tij.

Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e teknikut dhe duket se po kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Valverde ishte në rrezik qysh nga eliminimi nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.

Drejtuesit duket që tanimë janë të vendosur që ta largojnë atë, por e kanë shumë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin adekuat për të.