​Çerekfinalet e Europa League, Roma, United e Arsenal zbresin në fushë

Futboll 08 Prill 2021 08:24

Champions i lë vendin Europa League sot, ndërsa luhen ndeshjet e para çerekfinale.

Ajax-Roma duket në letër dueli më interesant i kësaj faze, me ndeshjen e parë që luhet në Amsterdam.

Roma do të ketë në dispozicion sulmuesin Edin Dzeko për këtë përballje, me boshnjakun që arritur formën optimale fizike.

Në 8 më të mirat e Europa League janë edhe dy skuadra angleze, pretendente për trofeun.

Manchester United që luan ndaj Grandas në Spanjë dhe Arsenal që do të presë në Londër çekët e Slavias Praga.

Ndeshja tjetër është ajo mes Dinamo Zagreb që eliminoi Tottenham dhe spanjollëve të Villareal.

-->