​Chelsea – United vazhdojnë garën për yllin e Lyonit

Futboll 04 Nëntor 2019 17:59

Chelsea është duke shfaqur interesim për yllin e Lyonit, Moussa Dembele.

Sipas mediave angleze, “Blutë” janë duke vëzhguar që një kohë futbollistin francez dhe dëshirojnë ta transferojnë në verën e ardhshme.

Një tjetër klub që ka shfaqur interesim që nga afati kalimtar është rivali Manchester United.

“Djajtë e Kuq” po mundohen ta transferojnë gjatë afatit dimëror me shpresën për ta forcuar sulmin.

Sipas raportimeve, Lyon dëshiron ta mbajë në klub lojtarin deri në fund të sezonit, në mënyrë që vlera e tij të vazhdojë të rritet.

-->