​FFK mban sot online Kuvendin e Rregullt të Punës

Futboll 08 Prill 2021 08:09

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës.

Kuvendi ishte planifikuar që të mbahet me prezencën fizike të anëtarëve por që kjo është bërë e pamundur për shkak të vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ai do të mbahet online.

“Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19, punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ky kuvend është planifikuar të nisë në ora 17:00.

-->