​Futbollisti i Kosovës largohet nga Milani

Futboll 29 Korrik 2019 14:43

Ismet Sinani edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra rosonere.

20 vjeçari i cili luan edhe për Kosovën, është huazuar tek skuadra e Serie C Sicula Leonzio, pas një viti huazimi tek Juve Stabia.

Sulmuesi i Kosovës është rritur në akademinë e Milanit derisa nuk ka bërë asnjë paraqitje me skuadrën e parë.

Kujtojmë që Sinani shihet si një talent premtues për të ardhmen nga drejtuesit rosonerë.