​I dëshiruari nga Interi, përfundon te Juventusi

Futboll 07 Prill 2019 18:56

Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij sipas të gjitha informacioneve do të jetë në Serie A.

Prej kohësh raportohet se Inter është vënë pas kroatit, mirëpo sot, La Gazzetta dello Sport ka bërë me dije se Rakitic i ka thënë “Po” transferimit te Juventusi, rivalët e përbetuar të zikaltërve.

Sipas informacioneve të dala nga gazeta italiane, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e “Zonjës së Vjetër”.

Kurse, Barcelona po ashtu është e gatshme të mbyllë marrëveshjen, duke qenë se kanë nevojë për financa të reja dhe në të njëjtin rol kanë afruar Frenkie de Jong.

Sidoqoftë deri në këto momente ende nuk kanë dalë shifra konkrete për të cilat bëhet fjalë rreth këtij operacioni.