​Interi dhe Juventusi në bisedime me “dështakun” e Unitedit

Futboll 16 Maj 2019 12:05

Dy rivalët e mëdhenj të futbollit italian, Interi dhe Jvuentusi kanë të njëjtin objektiv për sulmin.

Interi dhe Juventusi kërkojnë të bëjnë ndryshime në fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm. Është Alexis Sanchez i Manchester United ai që pëlqehet nga drejtuesit e të dy skuadrave.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton që agjenti i Sanchez tashmë është takuar me drejtuesit e Interit dhe Juves, por problemi i transferimit të tij në Itali mbetet paga e lartë që merr kiliani te Manchester United.

Kjo ka bërë që dy gjigantët e Serie A të tërhiqen përkohësisht nga gara për të nënshkruar me kilianin, përveçse nëse ky i fundit pranon që të ulë kërkesat e tij prej pagës prej 450 mijë funtesh në javë sa përfiton në Angli.

Kujtojmë se Sanchez ka luajtur më herët në Serie A me skuadrën e Udineses.