​“Jemi Dardanët, jemi Kosova”, këndojnë zyrtarët japonezë të Komunës së Sanjos

Sporte luftarake 07 Korrik 2021 18:36

​“Jemi Dardanët, jemi Kosova”, këndojnë zyrtarët japonezë të Komunës së Sanjos

Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe tashmë janë duke u bërë përgatitjet finale para udhëtimit për në Japoni.

Ekipi i xhudos do të udhëtojë i parit dhe do të vendoset atje në Komunën e Sanjos dhe atje po pritet më shumë entuziazëm kjo vizitë e xhudistëve kosovar edhe nga zyrtarët dhe drejtuesit e kësaj komune.

Ata kanë marrë inciativën për të organizuar një pritje sa më madhështore për ekipin kosovar dhe në një video të publikuar shihen duke e mbajtur flamurin e Kosovës dhe duke kënduar slloganin e “Jemi Dardanët, jemi Kosova”.

-->