​”Kërcënimi” nga Reali, PSG e merr këtë vendim për Mbappe

Futboll 05 Nëntor 2019 12:01

PSG po dëshiron ta mbajë në skuadër yllin Kylian Mbappe.

Mbappe mbetet i lidhur me një kalim te Real Madridi, me të cilët ishte në bisedime gjatë afatit veror.

Por, sipas mediave franceze, gjiganti francez po dëshiron t’i ofrojë francezit një kontratë të re që do ta vendosë në të njëjtin nivel si bashkëlojtari Neymar.

“Los Blancos”, pavarësisht kësaj, dëshirojnë blerjen e lojtarit dhe do të ofrojnë 300 milionë euro në verën e ardhshme.

Mbappe vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer, derisa ka thyer rekordin duke u bërë lojtari më i ri që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve.