​Lazio mposht Udinesen, vazhdon tutje në Kupën e Italisë

Futboll 18 Janar 2022 20:56

Skuadra e Lazios ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Italisë pasi ka triumfuar ndaj Udineses me rezultat minimal 1-0 dhe atë pas vazhdimeve.

Rezultati i kohës së rregullt ishte 0-0 dhe në vazhdime ishte sulmuesi italian Ciro Immobile që vulosi fitoren e Lazios me golin e tij të realizuar në minutën e 106′.

Në këtë sfidë nga minuta e parë u paraqit sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili luajti për 71 minuta, por që nuk ia doli të realizonte gol sërish.

Nga ana tjetër mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj u aktivizua nga minuta e 80’ pasi zëvendësoi Marusicin.

-->