​Lëndimi i Ronaldos – këto janë të rejat e fundit

Futboll 20 Gusht 2019 15:21

Cristiano Ronaldo mungoi në dy miqësoret e zhvilluara nga Juventusi, për shkak se kishte shqetësime muskulore.

Por tashmë portugezi e ka lënë pas lëndimin dhe do t’i bashkohet grupit në stërvitje.

Kështu Ronaldo do të jetë prezent në fushë, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Juventusi do të luajë me Parmën dhe për atë ndeshje do të llogaris dhe shërbimet e yllit portugez.

Takimi i “Zonjës së Vjetër” zhvillohet me Parman të shtunën, më 24 gusht.