​Messi fitues i “Topit të Artë”, lista publikohet në internet

Futboll 02 Dhjetor 2019 16:23

Sonte në mbrëmje do të dhurohet çmimi i “Topit të Artë 2019” nga revista prestigjioze “France Football” dhe pritet që fitues të jetë Lionel Messi.

Në një listë të publikuar nga mediat prestigjioze sportive ne Evropë shikohet se argjentinasi ka marrë votat më të shumta të gazetarëve në të gjitha vendet, të cilët e kanë përzgjedhur si më të mirin e vitit 2019.

“Pleshti” ka arritur të marrë 446 vota, ndërsa mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk 382 pikë.

Mohamend Salah ka lënë pas Cristiano Ronaldon pasi ka grumbulluar 179 pikë kundrejt 133 pikëve të yllit të Juventusit.

Duhet thënë se pas Ronaldos renditen dy lojtarë të tjerë të Liverpoolit, të cilët fituan Ligën e Kampionëve, Alisson Becker dhe Sadio Mane.

E megjithatë, theksojmë se verdikti final do të jepet sonte në orën 20:05 në qytetin e Parisit në një mbrëmje gala.

-->