​Pogba harron Juven, dëshiron transferimin në Real

Futboll 25 Nëntor 2019 21:11

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës po kërkon të luajë nën urdhrat e Zinedine Zidanes në sezonin e ardhshëm me dëshirën e fitimit të trofeve.

Problemi i vetëm është se “Djajtë e Kuq” kërkojnë 150 milionë euro për francezin, vlerë e cila nuk po pranohet nga “Los Blancos”.

Në garë për Pogba vazhdon të mbetet edhe klubi i tij i vjetër Juventus, që po mundohet ta forcojë mesfushën.

Pogba është duke vuajtur nga një lëndim që ka pësuar kundër Arsenalit më 30 shtator dhe pritet të rikthehet në muajin tjetër.

-->