​Polonia më mirë se Kina​, Spanja me vështirësi kundër Porto Rikos

Basketboll 02 Shtator 2019 23:22

Basketbollistët e Polonisë mundën Kinën 79:76 në një përfundim të pabesueshëm në Botërorin e basketbollit.

Një ndeshje shumë interesante në Grupin A u luajt nga nikoqirët e kampionatit, Kina dhe kundërshtari i saj Polonia, dhe polakët arritën fitore pas një vazhdimi shumë të tensionuar pasi në kohën e rregullt nuk pati fitues.

Në fund, Polonia fitoi në mënyrë të merituar me rezultat 79:76. Më efikasi ishte Mateusz Ponitka me 25 pikë, ndërsa AJ Sloter shënoi 3 më pak.

Nga ana tjetër, Yi Jianlian shënoi 24 pikë. Në ndeshjen tjetër, Rusia mposhti Korenë e Jugut 87:73.

Ndërkaq, Spanja e mposhti Porto Rikon me rezultat 73:63 (17:21, 19:14, 21:10, 16:18), në xhiron e dytë të Kupës së Botës në Kinë.

Spanja shënoi fitoren e tyre të dytë në Grupin C, ndërsa Porto Riko ka një fitore dhe një humbje.

Porto Riko hapi ndeshjen shkëlqyeshëm dhe pati një epërsi 21:17 pas çerekut të parë. Edhe në çerekun e dytë gjërat nuk funksionuan për spanjollët, kështu që Porto Riko shkoi në plus 6 pikë.

Që nga ai moment, spanjollët ngritën nivelin e lojës dhe kaluan në avantazh. Çereku i tretë u kontrollua plotësisht nga “furia e kuqe”, e cila në 10 minutat e fundit kishte epërsinë 57:44.

Porto Riko humbi disa shanse deri në fund të ndeshjes dhe vetëm arriti të zbusë humbjen. Lojtari më efikas te skuadra fituese ishte Mark Gasol me 19 pikë, ndërsa në radhët e Porto Rikos ishte Jan Klavel me 13.

Spanja do të luajë kundër Iranit në xhiron e fundit, ndërsa Tunizia dhe Porto Riko do të luftojnë për vendin e dytë.