​Prishtina vazhdon përgatitjet për Ligën e Evropës në këtë vend

Futboll 12 Qershor 2019 13:40

Tani e tre vite për përgatitjet për garat ndërkombëtare, Prishtina nuk e ka ndërruar Kosovën.

Pas një viti përgatitje në Gjakovë, në dy vitet e kaluara, sikurse edhe sivjet, Prishtina për fazën përgatitore në Evropë zhvendoset në Pejë, më saktësisht në hotelin me kushte ideale, “Onix Spa” të Banjës së Pejës.

Skuadra e Prishtinës sot ka udhëtuar për Banjë ku do të qëndrojë për dhjetë ditë, ndërsa klubi i është mirënjohës Komunës së Pejës e cila edhe njëherë i gjendet klubit nga kryeqyteti duke i lëshuar fushën e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Me skuadrën kanë udhëtuar vetëm futbollistët me kontrata që llogariten se do të vazhdojnë në kampionat për edicionin 2019/20.