​Prishtina zhvillon sot sfidën jetike në Ligën Ballkanike

Basketboll 05 Prill 2022 10:56

Njëra prej ndeshjeve më të rëndësishmepër kalim në Final Four të Ligës Ballkanike për klubin e basketbollit kosovar Sigal Prishtina zhvillohet sonte në Izrael.

Skuadra e kryeqytetit do të ballafaqohet në udhëtim me Hapoel Galil Elyon dhe lojtarët e këtij ekipi janë të gatshëm të japin maksimumin për të vazhduar drejt sukseseve.

Rivali i sotëm i Sigal Prishtinës është lider i grupit, kurse skuadra kosovare renditet e treta në këtë grup.

Ndeshja fillon nga ora 18:00.

-->