​Slovan Bratislava niset drejt Prishtinës për ndeshjen me Feronikelin

Futboll 29 Korrik 2019 13:16

Kundërshtari i Feronikelit sot ka udhëtuar drejt Prishtinës.

Slovan Bratislava gjatë ditës së sotme pritet të vijë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Sllovakët do të luajnë nesër ndaj kampionit kosovar, Feronikeli, ndeshjen kthyese për kualifikime në kuadër të Ligës së Evropës.

Pas ndeshjes së parë rezultati qëndron 2-1 për Slovan Bratislavën, rezultat i favorshëm për Niklin pasi që një fitore minimale do ta kualifikonte kampionin e Kosovës tutje.

Takimi Feronikeli – Slovan Bratislava zhvillohet nesër dhe fillon nga ora 18:00.