​“Solskjaeri ka nevojë për katër ose pesë lojtarë”

Futboll 28 Gusht 2019 10:32

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, beson që gjigantit anglez i nevojiten katër ose pesë transferime.

“Djajtë e Kuq”, janë duke përjetuar një sezon krejtësisht ndryshe, duke pasur një fitore, barazim dhe humbje në tri ndeshjet e para.

Neville ka thënë se ata duhet të transferojnë disa lojtarë të duhur në mënyrë që të jenë ende me të fortë.

“Gjëja me e rëndësishme për United dhe Solskjaer është të mos bëjnë gabime, por të blejnë lojtarë të duhur. Kanë transferuar disa lojtarë, mirëpo propozoj të transferojnë katër ose pesë transferime në mënyrë që të munden t’i sfidojnë Liverpoolin dhe Cityn. Kam thënë me herët që duhet të jetë gati për çdo sezon. Kur Guardiola të largohet nga City dhe Liverpooli të luaj me tjerë lojtarë, Ole duhet të jetë gati për të luftuar për titull. Shoh që ka lojtarë të cilët dëshirojnë të largohen. Unë dua që të formohet një klub i mirë”, deklaroi ai.

Manchester United do të ndeshet me Southamptonin të shtunën në ora 12:30.