​Sot çerekfinalja e fundit, Rahoveci e Ponte Prizreni takohen për herë të tretë

Superliga 21 Prill 2019 12:42

Rahoveci e pret Ponte Prizrenin në ndeshjen e tretë vendimtare, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci e Ponte Prizreni takohen në kuadër të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e parë çerekfinale të play-offit, Ponte Prizreni triumfoi me rezultat 70:71, ndërsa të premten në palestrën “Sezai Surroi” Rahoveci ka arritur të shënojë fitore me shifrat 72:76.

Fituesi i këtij duelit në serinë gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Golden Eagle Yllit.