​Sulmuesi i Chelseat mund t’i thotë lamtumirë klubit në janar

Futboll 18 Shtator 2019 15:29

E ardhmja e Michy Batshuayi me shumë mundësi do të jetë larg Chelseat.

Sulmuesi nuk po gjen vend në formacionin e trajnerit Frank Lampard, i cili e mori drejtimin e “Bluve të Londrës” më 4 korrik të 2019-ës.

Belgu nuk është aspak i kënaqur me situatën që po kalon, pasi në këtë fillim kampionati është aktivizuar vetëm dy herë si zëvendësues, pasi trajneri preferon Tammy Abraham dhe Olivier Giroud, duke e parë 25-vjeçarin si zgjedhje të tretë për sulmin.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që futbollisti mund të largohet nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

Kujtojmë se Batshuayi ishte i huazuar te Dortmundi, Valencia dhe Crystal Palace.