​Szczesny: Mund të provoj se jam portieri më i mirë në botë

Futboll 05 Shtator 2019 23:21

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczensy ka thënë se mund të provojë se është portieri më i mirë në botë.

Ai ishte duke bërë shaka për karrierën e tij në vitet e fundit.

“Isha në Romë dhe Alissonin, portierin me të mirë në botë e lashë si rezervë, ndërsa tash në Juventus e kam lënë rezervë njërin ndër portierët me të mirë në botë. Përfundimi është se jam portieri me i mirë në botë dhe histori”, deklaroi ai.

Pas këtyre shakave tha se është i lumtur që Buffon është rikthyer pasi do të mësoj përsëri shumë gjëra nga ai.

“Një vit me shumë me Gigin është një eksperiencë e bukur. Është një lëvizje e mirë për Juventusin dhe mua. Mundësia të trajnohesh me të, bisedosh dhe të shpërndash idenë nuk mund të blihet. Do të bëhesha budalla po të mos merrja avantazhin e kësaj”, përfundoi ai.

-->