​Vinicius: Ja pse e refuzova Barcelonën për Real Madridin

Futboll 21 Mars 2019 14:05

Talenti brazilian, Vinicius Junior ka pasur oferta edhe nga Barcelona.

Vinicius Jr. tregon se ishte pranë transferimit te Barcelona, por vetë sulmuesi brazilian zgjodhi që të luante me Real Madridin.

“Nisa të luaj futboll që në moshën katërvjeçare. Gjithçka më ka ndodhur në mënyrë ekstreme”, tha Vinicius.

“Pasi luajta me Brazilin në Kupën e Amerikës U-17 doja të shihja mundësinë për të luajtur në Evropë. Babai im nuk më tregonte asgjë. Më thoshte se ato që publikohen nëpër gazeta janë mashtrime”.

“E kuptova vetëm kur erdhi interesimi i Realit dhe Barcelonës. Duhet të zgjidhja një”.

“Në fillim ishte Barcelona që tregoi interes dhe pastaj Reali. Zgjodha më të mirët. Barcelona mund të paguante më shumë, por ne kërkuam projektin më të mirë. Marcelo dhe Casemiro folën me mua dhe më ndihmuan të zgjidhja Realin”, u shpreh Vinicius.

-->