​Werder Bremen ia cakton çmimin Milot Rashicës

Kombëtarja 03 Dhjetor 2019 13:38

Raketa e Werderit, kështu quhet në Gjermani, ylli kosovar Milot Rashica.

Sipas medieve nga ky vend Rashica pas çdo ndeshje po e rrit çmimin e tij.

Në fitoren 3-2 në Wolfsburg, Milot Rashica shpërtheu me dy gola, për ta thyer ekipin te fitorja pas 87 ditëve.

Në fund të shtatorit, Rashica u kthye pas një dëmtimi në kofshë. Bilanci: shtatë gola në nëntë ndeshjet e kaluara.

Werder Bremen ka menduar një çmim për talentin, duke kërkuar diku mes 40 deri 50 milionë euro.

-->