1 milion $ në javë

Formula 1 07 Shkurt 2018 18:45

Mediat britanike kanë publikuar një listë të pa konfirmuar të pagave për vozitësit e këtij sezoni në Formula 1. Sipas kësaj liste Sebsatian Vettel, nën kampioni aktual dhe kampioni i katërfishtë është ngasësi më i paguar në F1 me pagë vjetore astronomike prej 60 milionë dollarësh.

Pag e Vettel është po thuajse e pritshme të jetë më e lartë në F1, meqë kjo është traditë në Ferrari për më shumë se dy dekada, që nga intensifikimi i partneritetit me Marlboron, sponsorin kryesor të klubit.

Lewis Hamilton, kampioni i katërfishtë dhe aktual në F1, paguhet 50 milionë $ në Mercedes Benz, kurse Kimi Raikkonen, deri  vonë sportisti më i paguar në botë dhe me siguri sportisti me më së shumti përfitime nga kontratat në 20 vitet e fundit, sivjet paguhet “vetëm” 40 milionë Euro.

Fernando Alonso ka pagë 30 milionë, duke bërë që katërshja e madhe e ngasësve, pavarësisht se dy prej tyre nuk janë në formën e dikurshme dhe nuk janë as afër të lufotjnë për titull, të jenë sërish më të paguarit.