10 autobusë me tifozë të Vëllaznimit nisen për Prishtinë
Futboll
01 Qershor 2019
14:03

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur sot.
Pas ndeshjes së barazhit mes Gjilanit dhe Besës, nga ora 16:00 do të mësohet edhe emri tjetër i skuadrës që do të sigurojë Superligën, në sfidën që do të zhvillohet në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës ’89.
Për këtë ndeshje, raportohet se ka shumë të interesuar, derisa Vëllaznimi ka bërë të ditur se kanë angazhuar 10 autobusë për fansat dhe nga ora 13:30 ata janë nisur për Prishtinë për të përkrahur klubin e zemrës.
Ndeshja e barazhit që do të zhvillohet sot nga ora 16:00 në Stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.