10 ditë pasi ra në koma pas nokautit, ndërron jetë boksieri 26 vjeçar
Boks
09 Janar 2022
15:26

Boksieri armeno-rus, Arrest Sahakyan ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë pasi u nokautua në ring, përcjell Insporti.
26-vjeçari kaloi 10 ditë në koma pasi pësoi një ënjtje në tru gjatë një lufte kundër Igor Semernin në Boxing Day muajin e kaluar.

Sipas raportimeve në Rusi, grushti i Semernin shkaktoi trauma të rënda në kokën e Sahakyan, i cili duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.
Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht vdiq të premten.

Gjatë karrierës së tij, boksieri zhvilloi 9 meçe duke fituar gjashtë nga to.