10 golashënuesit më të mirë në Evropë: Messi, Ronaldo, Mbappe!

Futboll 12 Janar 2019 09:15

Gara për “Këpucën e Art”ë këtë sezon është më interesante, ku shumë sulmues janë duke gjetur shpesh rrugën drejt portave kundërshtare.

Garës për momentin i prin sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, me 16 gola në në 16 ndeshje – mesatarisht një gol për ndeshje, raporton Insporti.

Pas 10-shit të Barcelonës renditet ish rivali te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

CR7 ka realizuar deri më tani me fanellën e Juventusit 14 gola në 19 paraqitje në Serie A.

Pas fituesve të 10 Topave të Artë, renditet sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, teksa Pierre-Emerick Aubameyang  dhe Kylina Mbappe mbyllin top 5-shen.

Befason Neymar Junior, që aktualisht është i 14-ti me 11 gola.

La Barcelonën për të bërë diçka më shumë në një klub ku do të ishte lider, PSG, por Kylian Mbappe e ka lënë nën hije brazilian, i cili po e kërkon me ngulm rikthimin në Spanjë.

Këta janë 10 golashënuesit më të mirë për sezonin 2018/19: