10 lojtarë të klubit spanjoll dalin pozitiv me coronavirus

Futboll 28 Mars 2020 10:42

Lajme jo të mira vinë nga Spanja. 10 lojtarë dhe 15 anëtarë të stafit të Valencias kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit transmeton Insporti.

Lajmi u bë i ditur nga “Radio Marca”.

Kujtojmë që Valencia mori pjesë në atë që po cilësohet si “ndeshja 0”, ndaj Atalantës në Milano.  Në këtë takim që u zhvillua në “San Siro”, në kuadër të Ligës së Kampionëve, u bë infektimi i madh pasi shumica e tifozëve vinin nga Bergamo, qyteti më i prekur në Itali.

Gjendja e lojtarëve thuhet se është e mirë dhe asimptomatike. /Insporti/

-->