10 minuta për Muriqin në fitoren e Lazios, Strakosha një nga më të dobëtit – me këto nota u vlerësuan futbollistët shqiptarë

Kombëtarja 17 Dhjetor 2021 21:31

Lazio ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A. Kryeqytetasit kanë mposhtur të premten në shtëpi Genoan me rezultatin 3:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të në elitën e futbollit italian.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Pedron në minutën e 36-të për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 75-të Francesco Acerbi e dyfishoi epërsinë. Golin e tretë për nikoqirët e shënoi Mattia Zaccagni për 3:0. Për 3:1 shënoi Filippo Melegoni në minutën e 86-të.

Titullar në këtë takim te Lazio ishte Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj, ku pas 90 minutëshit, “SofaScore” e vlerësoi portierin e Kombëtares së Shqipërisë, me një nga notat më të ulëta në ekipën e Lazios.

Strakosha u vlerësua me notën 6.4, kurse Hysaj me notën 6.9.

Vedat Muriqi i cili u inkuadrua në minutën e 84-të, zhvilloi 10 minuta ‘lavdei’, ku edhe në fund të takimit u vlerësua me notën 6.6.

-->