100 herë Sergio Ramos (VIDEO)

Futboll 10 Janar 2019 09:33

Real Madrid ka fituar pa shumë probleme ndeshjen e parë të Copa del Rey duke e mposhtur 3-0 Leganesin në Santiago Bernabeu, skuadër që po në këtë fazë, 1/8, e kishte eliminuar ekipin e Zinedine Zidane sezonin e kaluar.

Serinë e golave e hapi Sergio Ramos duke realizuar nga penalltia në fund të pjesës së parë.

Kapiteni i Los Blancos shënoi golin e 100-të në karrierën tij (80 me Real Madridin, 3 me Sevillan dhe 17 me Kombëtaren e Spanjës).

Një shifër e frikshme për një qendërmbrojtës, i cili jo rastësisht konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

Përveç Ramosit, golat në këtë mbrëmje i gjetën e Luvas Vasquez dhe Vinicius Junior, që vulosen fitoren e Realit 3-0 ndaj Leganes, e para në vitin 2019, pas dy dështimeve me radhë në La Liga (2-2 me Villarrealin dhe 0-2 me Real Sociedadin). /Insporti.com/