100 tituj për Federer

Uncategorized 02 Mars 2019 23:07

Tenisti legjendar nga Zvicra, Roger Federer e ka fituar titullin e 100-të në karrierë, në turneun e Dubait.

Ky triumf ka ardhur plot 6600 ditë pasi fitoi trofeun e parë, më 2001, në Milano, transmeton Insporti.

37-vjeçari, i cili ka fituar 20 tituj Grand Slam, mposhti Stefanos Tsitsipasin 6-4, 6-4 për të arritur numrin e jashtëzakonshëm të trofeve të fituar.

Tani ai është nëntë tituj larg rekordit, të cilin e manë Jimmy Connors me 109. /Insporti.com/