Basketbollisti kroat huqë nën kosh, komentatori “huqë” në transmetim

Basketboll 23 Shkurt 2019 16:14

Takimi ndërmjet Kroacisë dhe Polonisë në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, u karakterizua nga një moment qesharak dhe një reagim karakteristik i komentatorit.

Kroacia ishte në kundërsulm në çerekun e parë, kur basketbollistët e këtij ekipi huqin tri tentime me radhë, përfshi dy huqje të pabesueshme të Filip Kruslinit, vetëm nën kosh, raporton Insporti.

Huqja e fundit, si duket mjaftoi që edhe komentatori të nervozohet mirë, duke thënë se “o njerëz po kjo është me të vërtetë e tepërt, e palejueshme, çfarë huqje ishin ato”, transmeton Insporti nga komentimi.

Për më shumë shikoni pamjet nga ndeshja që përfundoi me fitore të polakëve 77:69, humbje kjo që e lë Kroacinë jashtë Kupës së Botës.