11 milionë euro në vit – Benzema mbetet ‘Galaktik’

Futboll 08 Tetor 2019 10:32

Sulmuesi francez, Karim Benzema do të vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin deri në vitin 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle Marca, sipas së cilës Benzema do të fitojë 11 milionë euro në vit.

Ndryshe, Benzema është në formën më të mirë të karrierës në dy sezonet e fundit që kur Ronaldo u largua nga Reali.

Sezonin e kaluar ai shënoi 30 gola në të gjitha garat, kurse deri tani ka realizuar gjithsej gjashtë gola.

Benzema iu bashkua ‘Los Blancos’ në vitin 2009 dhe ka shënuar gjithsej 228 gola në 11 sezone me klubin madrilen.

-->