12 fakte që nuk i keni ditur për përballjet Chelsea – Barcelona

Futboll 19 Shkurt 2018 16:46

Chelsea – Barcelona, është përballja më e nxehtë e fazës së 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Takimi i parë do të luhet nesër në “Stamford Bridge”, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas tre javësh në “Camp Nou”.

Ndeshjet e luajtura mes dy gjigantëve evropianë, jo rrallë herë kanë dhuruar spektakël. Herën e fundit kur këto dy skuadra ishin ndeshur mes vete në vitin 2012, ekipi nga Londra triumfoi në gjysmëfinale, për ta fituar më pas trofeun e shumëkërkuar.

Rivaliteti i ashpër në mes të ekipeve, ka bërë që përveç spektaklit dhe emocioneve, shumë herë të ketë edhe kontroversi në fushën e lojës.

Më poshtë Insporti sjell 12 fakte që nuk i keni ditur nga duelet e kaluara mes dyja skuadrave:

1. Lionel Messi nuk ka shënuar asnjëherë në tetë ndeshjet kundër Chelseat.

2. Në këto tetë ndeshje ku nuk ka shënuar gol, Messi ka bërë 29 gjuajtja ndaj Chelseat.

3. Barcelona ka fituar vetëm njëherë në Stamford Bridge në historinë e saj.

4. Chelsea deri sot, ka zhvilluar shtatë ndeshje radhazi pa humbje ndaj Barcelonës.

5. Tashmë kanë kaluar gjashtë vite që kur Blutë e Londër janë ndeshur me katalanasit.

6. Barcelona në shtatë vitet e fundit ka progresuar në gjashtë raste në ndeshjet me eliminim direkt ndaj një kundërshtari anglez.

7. Barcelona aktualisht ka më shumë gola se Chelsea të shënuar në përballjet mes tyre – 25 kundrejt 20.

8. Në tri përballjet e fundit Chelsea – Barcelona, janë treguar dy kartona të kuq në dy ndeshje.

9. Pesë lojtarë kanë shënuar tri herë në ndeshjet Chelsea – Barcelona, që së bashku janë top-golashënues në këtë ndeshje.

10. Përveç kësaj, 13 lojtarë kanë veshur fanellën e Chelseat dhe të Barcelonës, duke përfshirë Pedron dhe Cesc Fabregasin, që aktualisht janë lojtarë të Chelseat.

Yjet e tjerë që kanë luajtur për Chelsean dhe Barcelonën: Deco, Oriol Romeu, Emmanuel Petit, Eidur Gudjohnsen, Samuel Eto’o, Bolo Zenden, Juliano Belletti, Ricardo Quaresma, Winston Bogarde, Mark Hughes, Albert Ferrer.

11. Në përballjet Chelsea – Barcelona në sezonin 1999-2000, dhjetë gola u shënuan në dy ndeshjet, derisa spanjollët fituan 6-4 pas vazhdimeve.

12. Që nga këto përballje në 1999-2000, të dyja skuadrat janë takuar 13 herë në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com

-->