12 minuta “monolog” – ndër të tjera, Mourinho: “nuk vrapoj si frikacak”

Futboll 16 Mars 2018 17:54

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka shpërthyer në konferencë për shtyp, me  “monologun” e tij, për 12 minuta.

Jose Mourinho në fjalimin e tij, ka theksuar se tifozët dhe analistët e futbollit në Angli, duhet ta kuptojnë se ekipi më i mirë në Premier League në 20 vjet e fundit, nuk i përket elitës së klubeve të futbolli në Evropë. Mourinho, ka treguar se Man UTD, që nga finajla e humbur ndaj Barcelonës në vitin 2011, nuk kanë arritë të shënojnë sukses të mëtutjeshëm në Champions League.

Pas finales në Champions League kundër Barcelonës në vitin 2011, trajnerët Ferguson, Moyes dhe Van Gal, kanë dështuar të paraqesin rrezik në Evropë, duke e shëndruar Manchester Unitedin, në klub mesatar, raporton Insporti.com

“Unë kam një punë të shkëlqyer për të bërë. Mund të jem në ndonjë shtet tjetër të ta fitoj ligën me lehtësi, mirëpo janë këtu për të luftuar, dhe do të jem këtu, dhe nuk e ndërroj mentalitetin tim”, ka thënë Mourinho.

“Nuk e di si janë shprehjet por ekziston një kod që e dua: “në çdo murë ka një derë”. Unë nuk do të ikë duke vrapuar, të zhdukem, apo të qajë sepse kam dëgjuar disa fëshkëllima”, duke nënkuptuar, se nuk do të tërhiqet, nga roli i menaxherit në Man UTD.

“Ndeshjen tjetër janë i pari që do të dal në fushë në ndeshjen e ardhshme të Manchester United”, ka përfunduar Jose Mourinho.

Manchester United nuk ka takim në Premier League këtë vikend, pasi që ndeshja kundër West Ham United është shtyrë për një datë tjetër. /Insporti.com

-->