15 vite nga debutimi i Messit në Ligën e Kampionëve

Sot bëhen 15 vite nga debutimi i Lionel Messit në Ligën e Kampionëve.
Ishte viti 2004, dhe ish trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, kishte vendosur t’i rezervonte një moment emocional Lionel Messit, duke i dhënë mundësinë të debutonte në Ligën e Kampionëve, si gara më elitare evropiane për klub.
Messi debutoi në një përballje mes Barcelonës dhe Shakhtar Donestk.
Që nga ajo kohë, e gjitha që Messi ka arritur në Ligën e Kampionëve, është histori.
Argjentinasi në 140 ndeshje ka shënuar 114 gola, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në këtë garë. Ai po ashtu numëron edhe 34 asistime.
Messi gjashtë herë është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, teksa ka fituar katër herë këtë kompeticion me Barcelonën.