150 milionë euro të hedhura në shportë, ky është fajtori kryesor i eliminimit të Barçës

Futboll 07 Qershor 2019 08:48

Në futboll gjithmonë duhet t’i shfrytëzosh të gjitha mundësitë që të krijohen, pasi në një tjetër moment, ndoshta mund të jetë shumë vonë. Sa shumë që po e vuan talenti Ousmane Dembele një rast të tillë, ndërsa po etiketohet nga të gjithë tifozët e Barcelonës, si fajtori kryesor për eliminimin e kësaj skuadre nga “Champions League”.

Megjithëse atë humbje të turpshme me rezultatin 4-0 në “Anfield Road” e ka ndjekur si tifoz për shkak të dëmtimit.

Kur Barcelona fitoi me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë, Dembele kishte një rast flagrant në fundin e ndeshjes, për të gjetur edhe golin e katërt.

Si një lojë fëmijësh ishte shtyrja e topit drejt rrjetës, por nisur nga rezultati dhe gjendja ku ndodheshin, Dembele fali gjithçka duke mos i kushtuar shumë rëndësi atij aksioni.

Lionel Mesi do të qeshte duke mos u besuar syve për atë rast që francezi shpërdoroi, por tashmë janë tifozët e Barcelonës që kërkojnë llogari, për 150 milionë eurot e hedhura në shportë te një lojtar që tregohet i pavëmendshëm në një kompeticion të tillë, ku një detaj bën gjithmonë diferencën./Insporti