17 vjeçari shqiptar debuton në derbin e zjarrtë në Greqi

Futboll 18 Tetor 2020 22:53

Çfarë arritje për Mario Mitajn. Mbrojtësi 17-vjeçar shqiptar ka bërë ditën e sotme debutimin me AEK në superfidën ndaj PAOK. Mitaj e ka nisur këtë ndeshje si titullar duke fituar besimin e trajnerit edhe pse në një moshë mjaft të vogël.

Futbollisti shqiptar u bashkua me ekipin e parë këtë sezon dhe shihet si një talent mjaft premtues. Mitaj është grumbulluar nga Kombëtarja U-17 e Shqipërisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit e neës vazhdon me ritme të tilla shumë shpejt pritet të bashkohet me Kombëtaren e madhe duke parë problemet e shumta në krahun e majtë.

-->